A do t’ia dal Kasami në misionin qê e ka nisur?

Bilall Kasami është një person i patundur, konzistent dhe i pakompromist në përcaktimet politike, kjo u dëshmua edhe në qëndrimet e fundit të Lëvizjes BESA lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Rrugëtimi i tij politik tregoi se Ai është një njeri që nuk joshet nga pushteti, paraja dhe pozita të ndryshme qeveritare.

Ishte lideri i vetëm që Zoran Zaevit i vendosi kusht që për tu bërë pjesë e qeverisë, të ketë barazi juridiko-kushtetuese për shqiptarët.

I vetmi lider që kërkoi nga Zoran Zaevi nëse BESA bëhet pjesë e qeverisë, marrëveshja të jetë transparente dhe e nënshkruar para gjithë opinionit.

Se Lëvizja BESA i qëndroi besnik slloganit të vet “Ne jemi ndryshe ky është dallimi” u dëshmua, jo vetëm në raport me pushtetin dhe qeverinë, por edhe në politikat e veta parimore duke vënë interesin kombëtar para atij partiak dhe individual.

Bilall Kasami me modesti të plotë, larg spektaklit mediatik pa e bërë publike kishte bërë thirrje për të gjithë kryetarët e subjekteve politike shqiptare që të bëhen “bashkë” për ndryshimet kushtetuese dhe për ta shfrytëzuar momentin historik për shqiptarët, por edhe kjo iniciativë për arsye ende të pa njohura nuk u realizuar.

Për ta çuar amanetin në vend dhe për ti imponuar kërkesat e shqiptarëve Bilall Kasami loboi edhe te diaspora shqiptare në Amerikë, që çështjen shqiptare të hapej si temë diskutimi edhe në State Departamentin Amerikan. Diaspora shqiptare si çdo herë u shpreh e gatshme për ta dhënë kontributin e vet duke mundësuar që opozita shqiptare të realizoj takime në State Departament si dhe takimet me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni. Më pas rezultuan takime të shumta me figura kombëtare në kërkim të mbështetjes së çështjen shqiptare në Maqedoni.

A.Q

Related Posts