Aktori i njohur tallet sërish me Braçen: E bllokova detin, nuk kishte paguar kupon tatimor

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka vijuar ta ironizojë dhe tallë sërish zv.kryeministrin e Shqipërisë Erion Braçe, duke postuar një video në rrjetin social.

Veleshnja imiton Braçen me tone komike dhe thotë se ka bllokuar detin për shkak se nuk kishte paguar kuponin tatimor. Më tutje, për ta përmbyllur po me tone ironizuese, Veleshnja i drejtohet “Besos së Tajvanit” dhe thotë se arriti t’ja mbyllë biznesin për dy ditë.

“Mirëmbrëma, sot kam ardhur këtu për të bërë plazh po siç e shikoni ka ikur dhe deti. Ka ikur edhe deti ka mbetur vetëm kjo këtu, sepse i kam vënë shiritin për kupton tatimor që se kishte paguar. Unë bashkë me flamingon time do të dalim dhe do bëjmë spektakël. Mos harroni Besos ia mbylla dy ditë. Beso ta hash gëzuar tani Taivanin”

Për më tepër ndiqni videon:

Related Posts