Arratisja nga spitali si nëpër filma, shkencëtarja ruse çan bllokadën e karantinës

Një ruse, e cila u fut në karantinë për koronavirusin, por që u arratis, po reziston ndaj përpjekjeve të zyrtarëve për ta rikthyer atë me forcë në spital.

Alla Ilyina, 32 vjeçe, aktualisht është në banesën e saj, në Shën Pjetërburg, duke refuzuar të hapë derën e policisë.

Zonja Ilyina, e cila u kthye nga Kina muajin e kaluar, thotë se ajo rezultoi negative në testin për virusin, më 6 shkurt, por iu tha që të rrinte në karantinë për dy javë. E irrituar, ajo çau bllokadën dhe u arratis nga spitali.

“Të gjitha testet treguan se nuk isha e prekur nga virusi, atëherë, përse duhet të rrija në karantinë?”, -shkroi Ilyina në llogarinë e saj në “Instagram”.

Sipas “BBC”, ajo vizatoi një skemë të ndërtesës, për ta përdorur sërish më vonë.

Autoritetet nuk e ndoqën për një javë, por më pas nxorën një urdhër gjykate për ta marrë me forcë dhe për ta dërguar sërish në izolim.

Shiko tv shqip

Related Posts