‘Çmendet’ Bullgaria, Macron thotë se më përpara pranoj emigrantë nga Afrika se sa banda bullgare

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka lëshuar një deklaratë sot në drejtim të shtetit të Bullgarisë që ka çmendur bullgarët atje, transmeton Gazeta Metro.

Deklarata e Macron ka sjellë reagime të shumta nga politika bullgare, me zëvendëskryeministrin Krasimi Karakatshanov që ka thënë se “Macron nuk ka të drejtë të fyejë popullin bullgar”.

Në një intervistë për revistën franceze me orientim të djathtë “Valeurs Actuelles”, Presidenti francez tha se do të veprojë me të gjithë forcën kundër imigracionit ilegal në Francë.
“Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, ishte deklarata e Macron.

Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze.

Related Posts