“Do ta gris fjalimin që kisha përgatitur”, Edi Rama i befason të gjithë në konferencë për shtyp

Pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se donacionet i tejkaluan pritshmëritë e tij dhe ekipit. Sipas Ramës, edhe sikur të dilnin me 40 % donacione të totalit të dëmeve do të ishte i kënaqur.

Rama falënderoi Presidenten e Komisionit Europian që inicioi këtë Konferencë e cila sipas kryeministrit ishte magjike.

“Do ta gris fjalimin se e kisha përgatitur përpara aktivitetit, tani nuk vlen më. E kam fjalën për mirënjohjen shumë të madhe që kemi për presidentet e KE, e cila ka qenë edhe personi kyç për atë që pamë sot. Për faktin që shkoi përtej pritshëmrive.Nuk do ta harroj kurrë telefonatën tënde kur po kthehesha nga një zonë tejet e dëmtuar për të qenë së bashku me ata anëtarë të mbetur gjallë në një familje ku humbi pjesën më të madhe të anëtarëve.

Më kujtohet shumë mirë se çfarë më the, më premtove se do të fillonim të përgatisnim këtë gjë dhe se nuk do të ishim vetëm . Me të vërtetë do të falënderoja dhe dua të shpreh edhe njëherë se sa mirënjohës jam për atë që pamë sot.Dua të them që me të gjitha gjuhët që kam përdorur për të përshëndetur gjithë delegatët dhe është mbresëlënëse se si ky solidaritet u përhap e u shpalos nga zemra e Evropës këtu në Bruksel.

Duke filluar nga BE, Italia, emiratet arabe, Franca, Gjermania. Nuk është shkalla, masa, dhe vlera, por është solidariteti i pamatshëm dhe nevoja e ndjerë për të treguar përmes pranisë dhe shumës për të qenë sëbashku në këto momente.

Ne kujtonim se do ktheheshim me 40 % të shumës të pashqetësuar por kjo ishte një magji. Do të thoja se ndihem shumë mirë, që përtej kësaj magjie, qëndron presidentja e Ke, dhe ekipi i saj fantastik, sepse e kuptoj vështirësitë e punës me ekipin tim, sigurisht edhe pjesëmarrjes së shumë të tjerëve.

Edhe presidenti Macron e ka pritur me padurim këtë aktivitet sot, gjithashtu edhe kryeministri Italisë. Edhe për kancelaren Merkel kam falënderimet më të mëdha me atë mënyrën e vet për të punuar të heshtur.

Pa harruar presidentin Erdogan për ndihmën e madhe. Emiratet e Bashkuar Arabe. Fakti që përmenda këta persona nuk do të thotë se kanë një vend më pak në zemrën time apo bashkatdhetarëve të mi. Faleminderit shumë Ursula është një moment fantastik“– tha Rama.

Related Posts