Forca të shumta policore të ardhur nga e gjithë Maqedonia terrorizojnë qytetin e Dibrës së Madhe

Sot gjatë gjithë ditës në qytetin e Dibrës së Madhe forca të shumta policore bllokuan qytetin sikur të ishte koha e vitit 2001 kur në Maqedoni kishte konflikt të armatosur, shkruan Fakti.al

Sipas qytetarëve të Dibres ata sot ndalonin gjithkënd pa arsye qofshin ata këmbesorë apo me makina. Pa asnjë arsye kërkonin dokumentat e identifikimit dhe bënin kontrolle të panevojshme

Ajo që binte më shumë në sy ishte se të gjithë forcat e policisë ishin nga jashtë Dibrës dhe nuk vërehej prezenca e asnjë polici dibran. Ky terror vërtetohet edhe nga reagimet e ndryshme dhe të shumta që bëjnë qytetarët e Dibres dhe dukshëm shihet revolta qytetare.

Lind pyetja e qytetarëve vallë a mos përgatitet ndonjë tjetër inskenim në këtë kohë ku cështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë po përhap polemikë të madhe tek të dyja palët? /Fakti.al

Related Posts

Add Comment