Fshati pa rrugë dhe vetura: Aty ecet mbi çati (VIDEO)

Një fshat pa rrugë dhe pa vetura, ku ecet në këmbë mbi çatitë e shtëpive. Bëhet fjalë për Masuleh, një fshat i cili ndodhet në Iran dhe ku arkitektura është vërtetë e çuditshme, aq sa fqinjët takohen me njeri tjetrin mbi çatitë e shtëpive.

Një ndërthurje mes antikes dhe modernes, Masuleh është një vend ku heshtja nuk mbizotëron, pasi fëmijë dhe të rritur kalojnë mbi shtëpitë e njeri tjetrit.

Ndodhet në 1000 metër lartësi dhe fare pranë vargmalit të Albroz. Duke mos qenë një terren shumë i butë për banim, banorët menduan që ti ndërtonin shtëpitë njeri mbi tjetrin, në mënyrë që çatitë të shërbenin si trotuar.

Related Posts