Gazetari nacionalist që vazhdimisht i quan shqiptarët grupacion i egër ndron mbiemër dhe u bën thirje gjithë maqedonasve për një veprim të tillë (FOTO)

Si duket mes gazetarisë maqedonase zërat dhe gjuha urrejtëse ndaj shqiptarëve nuk qëndron vetëm tek Vasko Eftov, gazetari që jo vetëm fyen shqiptarët por ka edhe pretendime mbi historinë Kombëtare shqiptare, shkruan Fakti.al

Një tjetër gazetar nacionalist maqedonas me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve, Milenko Nedelkovski, i cili sa herë përmend shqiptarët u bashkangjit etiketime fyese të rrënda dhe ofenduese, duke i quajtur shqiptarët grupacion i egër, njerëz mali etj, kësaj herë vjen me një veprim të cuditshëm.

Milenko Nedelkovski ka ndërruar mbiemrin e tij, më saktë ka shtuar pas mbiemrit të tij “Makedonski” duke bërë që tashmë emri i tij i plotë të jetë Milenko Nedelkovski Makedonski, por ai nuk ndalet vetëm me kaq

Nedelkovski u bën thirrje të gjithë maqedonasve ta bëjnë një veprim të tillë./Fakti.al

Related Posts

Add Comment