Gjuzi – Hazizajt: Shko martohu njëherë

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj teksa ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘360 gradë’ të Artur Zhejit, në Rtv Ora, me temë “Feja hyn në politikë? Kisha katolike del hapur!”.

Kujtim Hazizaj: Të kundërtat tërheqin, prandaj dhe mua më tërheqin ndonjëherë zonjat zonjushat, sikundër dhe ty.

Altin Hazizaj: Të jemi pak të kujdesshëm, nuk mund të kem kontroll mbi gjuhën e zotërisë.

Kujtim Gjuzi: As mos të shkojë ndër mend të kesh kontrollin e gjuhës sime. Ruaj etikën ose mos mu drejto fare, me ti nuk pranoj të më drejtohesh.

Altin Hazizaj: Ki kujdes pak mos fyej njerëz. Ji i kujdesshëm për gjuhën që përdor. Kujdes me fjalën ndaj zonjave, nuk tregohet dashuria në krevat.

Kujtim Gjuzi: Mos më trego mua dashurinë, se unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë ti sa kalamaj ke. Shko martohu njëherë tij dhe pastaj flasim bashkë. Shko martohu, na jep kontributet për të ruajtur vend.

Altin Hazizaj: Thua ca gjëra por mund të jesh duke kryer krime…

Kujtim Gjuzi: Unë krim? Ti mund të kryesh krim që i jep abortit të drejtë dhe martesës burra me burra dhe gra me gra.

Related Posts