Greqia në flakë, rikthehet tmerri i vitit të shkuar

Prej disa ditësh zona të tëra në Greqi janë duke u djegur. Flakët stimulohen edhe nga era e fortë duke e bërë kështu të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nisur edhe nga terreni i vështirë.

Sëfundmi qeveria greke ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Europian për përballimin e flakëve, të cilat kanë rënë në zona të ndryshme të vendit duke risjellë në vëmendje tmerrin e vitit të shkuar në Athinë ku mbetën të vdekur një numër i madh personash.

Vatra më e madhe e zjarrit ndodhet në zonën e Evias ku një numër i madh banorësh janë evakuuar nga zonat e banimit. /albeu.com/

Related Posts