Hillary Clinton: Jam ‘nën presion të madh’

Ish sekretarja e SHBA, dhe kandidatja demokrate për presidente në 2016, Hillary Clinton tha në një intervistë se është ‘’nën presion të madh’’, rreth kandidimit për presidente në vitin 2020, transmeton Gazeta Metro.

Clinton tha se kjo nuk është diçka që nuk zgjon fare interes te ajo. ‘’Ndërsa them, kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam nën presion të madh nga shumë, shumë njerëz që të mendoj për këtë. Por që nga ky moment, e ulur këtu duke folur me ju, kjo nuk është absolutisht në planet e mia’’, tha Clinton.

Por, ajo tha se shpesh mendon se çfarë lloj presidente do ishte.
‘’Ndjej një gjysmë përgjegjësie sepse ju e dini, emri im ishte në fletëvotim. Kam marrë shumë vota, por përfundova duke e humbur detyrën aktuale në Shtëpinë e Bardhë, e cila mendoj se po dëmton demokracinë tonë në mënyra shumë themelore. Dhe unë dua ta dërgoj atë në pension. Unë dua që ai të dalë në pension (Trump).’’, shtoi ajo.

Klinton në përgjithësi ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në vitin 2020, edhe pse nuk tha se planifikon të punojë për të ndihmuar në zgjedhjen e një kandidati nga demokratët/. Disa senatorë kanë ‘’bërë presion’’ mbi të, duke dashur që ajo të kandidoj e të futet në këtë garë.

Related Posts