Histori e denjë për filma! Martesa si në përralla nga një telefonatë e gabuar

Marsida dhe Bujari na treguan historinë më romantike që kemi dëgjuar ndonjëherë në Lufta e Nuseve. Ishte si subjekt filmi.

Bujari ishte ushtar kur Shqipëria komuniste po jetonte ditët e fundit të saj, ishte viti 91!

Ai bashkë me 11 ushtarë morën një anije luftarake dhe u arratisën në botën e ëndrrave të asaj kohe, Italinë.

Uau, aventurat e arratisjes nga Shqipëria e asaj kohe nuk paskan të mbaruar!

Atje ai punoi si emigrant në zonat e jugut. Gjithfarë punësh të vështira për të ndihmuar familjen në Elbasan. Ishin kohë të tilla. Por një karakter i fortë si Bujari nuk dorëzohej! Ai ndërtoi edhe në vendin fqinj figurën e “shqiptarit tjetër”, atij që punon dhe ndërton të ardhmen me dinjitet….

Njohja me Marsidën ngjan me subjektin e Hirushes. Ishte një telefonatë e gabuar bekimi i lidhjes së tyre! Bujari ishte kthyer në vendlindjen e dashur, në Elbasan, atë verë dhe po rrinte në një nga kafenetë e Elbasanit kur një zile e bekuar ra në telefonin e tij. Ishte një telefonatë gabim. Një zë i bukur femre i thotë “Më fal se paskam ngatërruar numrin”….

I butë e tërë edukatë Bujari e mbylli pa dëshirë atë telefonatë… Por zëri i bukur i “telefonatës së gabuar” iu bë refren atë ditë.

Kishte dy të dhëna, numrin e telefonit dhe që i përket një vajze me zë të bukur. Kaq mjaftonin për një elbasanlli të vjetër…Me “këpucën e Hirushes në dorë”, brodhi u vu në kërkim derisa një ditë i zbuloi shtëpinë. Priti aty derisa nga dera e saj doli një yll. “A thua të ishte ajo “pronarja e atij zëri të mrekullueshëm”?! Telefoni e ndihmoi përsëri. Nëse asaj i bie zilja, atëherë po, kjo është….Këtu filloi historia e dashurisë ndër më interesantet që kemi pasur ndonjëherë…

Por nuk ishte e thjeshtë. E thjeshta përfundon shpejt por jo kjo e jona. Prindërit e Marsidës e kundërshtuan me vendosmëri lidhjen. Duhej edhe ky kundërshtim për t’i dhënë kuptim arratisjes tjetër, këtë radhë të Marsidës në shtëpinë e Bujarit.

Ishte një “grabitje e vullnetshme” që shënoi fillimin e një lidhjeje të mrekullueshme. Marsida dhe Bujari janë prindër të tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë, njëri më bukur se tjetri! Ata duhet të jenë krenarë për familjen që kanë, për historinë dhe aventurat që nuk mbarojnë. Por nëse lëmë pa përmendur qentë e mëdhenj e të bukur Ledy dhe Roby nuk e kemi të plotë rrëfimin.

Ata janë absolutisht pjesë e familjes Zabzuni dhe ishin në dasmë me status special. Një familje e mrekullueshme, një histori dhe dasmë e paharrueshme!

Ndiqni sonte programin në orën 20.00 në Tv Klan dhe në 20.15 në T7.

Related Posts