Imazhe tronditëse nga sateliti, si po transformohet Toka nën ndikimin e ndryshimeve klimaterike

Imazhet tronditëse satelitore, të publikuara nga NASA, kanë zbuluar se 20 për qind e masës së borës që mbulon një ishull në Antarktidë, është shkrirë brenda vetëm 9 ditësh. Shkrirja masive ka ndodhur, si pasojë e një vale temperaturash rekord të larta që përfshinë zonën.

Temperatura rekord më maksimale e regjistruar ndonjëherë në këtë zonë arriti nga 18 në rreth 20 gradë Celsius.

Imazhe tronditëse nga sateliti, si po transformohet Toka nën ndikimin

Gjatë kësaj periudhe nëntëditore, shkrirja ekspozoi një pjesë të madhe të tokës që ishte mbuluar nën akull teksa në sipërfaqen e saj u panë pishina të tëra me ujë.

“Nuk kam parë pellgje të shkrihen kaq shpejt në Antarktidë. Këto ngjarje mund të hasen në Alaskë apo Grenlandë, por jo në Antarktidë”, ka thënë profesori Mauri Pelto nga universiteti “Nichols”, në Massachusetts.

“Rritja e niveleve të detit mund të ketë pasoja katastrofike për miliona njerëz që jetojnë përgjatë brigjeve detare. Antarktida përmban ujë të mjaftueshëm për të ngritur nivelet globale të detit me rreth 60 metra”, -ka njoftuar Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Related Posts