Kryemadhi i “shkeli syrin” Ramës, Basha i zë zyrën që në mëngjes Metës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shkuar në zyrë këtë mëngjes, Presidentit të republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Takimi ka nisur rreth orës 10:00, ndërsa kryedemokrati ka qendruar gati një orë në zyrën e Presidentit.

Ndërkohë, sot pasdite në orën 17:00 ë Presidencë, kreu i shtetit do të mbajë një konferencë për mediat. Siç bën të ditur presidenca, konferenca do të jetë në lidhje me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Nuk dihet ende qëllimi i vizitës dhe tema e diskutimit mes Bashës dhe Metës, megjithatë duhet theksuar se ajo vjen fill pas deklaratës së fortë të Monika Kryemadhit se mund të shkojnë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër, gjë të cilën kryedemokrati e ka kundërshtuar që prej një viti.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e demokratëve pasi LSI ka dhënë shenja se mund të bashkëpunojë me Ramën. /albeu.com/

Related Posts