‘Le t’i djegë’, djali i vë përgjues hoxhës ku u rrëfye nusja pasi i helmoi mamanë, ja ç’u zbulua

Oltion Lami, djali i Lirije Lamit e cila u helmua nga nusja e saj, ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Ai ka takuar hoxhën Hysen Shehu dhe ka mbajtur përgjues me vete. ABC News ka zbardhur përmbajtjen e përgjimit ambiental të kryer në 2 shkurt 2018 në zyrën e hoxhës ku ai ka treguar kush ishte në dijeni për videon ku Marjana Cmeta është rrëfyer.

“Le t’i djegi. Çfarë kam tregu, s’kam tregu asgjë. Aq sa di ti, as shumë e as pak. Atë e di unë, i fut një dilit. Pse do kisha belanë unë. Unë dhe babi jot kur e pa shkon dhe e quan fakt të kry atje”, është shprehur hoxha Hysen Shehu.

Oltion Lami: Pse e ka pa babi, e ka pa videon krejt?

Hysen Shehu: Po.

Oltion Lami: Me kë ka qenë? Hysen Shehu: Ka qenë me këpucarin, me Benin, kupton.

Oltjon Lami: Po.

Në deklarimet paraprake, hoxha Hysen Shehu ka treguar se fillimisht videoregjistrimin ia kishte treguar Oltion Lamit, djalit të viktimës dhe më pas bashkëshortit të saj dhe xhaxhait të tij.

Related Posts