Planeti nuk i dihet ku po shkon, shënohet një tjetër rekord temperature për stinën

Më 7 shkurt u duk e jashtëzakonshme 18 gradët e shënuara në Bazën Shpresa në Antarktidë, por, më 9 shkurt termometri regjistroi një rekord të ri për atë zonë, 20.75 gradë celsius.

Lajmi u dha nga anglezja “The Guardian”, që u referohet matjeve të bëra nga ishulli Seymor nga shkencëtarët brazilianë.

Kjo temperaturë e regjistruar është rreth 1 gradë mbi rekordin e të nxehtit të verës të dokumentuar në vitin 1982 në ishullin Signy.

Piku i ri i të nxehtit duhet të konfirmohet nga Organizata Meteorologjike Ndërkombëtare, por konfirmojnë se kjo rritje e temperaturave po shqetëson shkencëtarët, për të cilët është një konfirmim i mëtejshëm i ngrohjes klimaterike. Ekspertët e konsideruan “të pabesueshme dhe anormale”.

Shiko tv shqip

Related Posts