Prej 5 vjetësh në koma, miku zbulon gjendjen e Shumacher

sh-shefi i Ferrarit Jean Todt, njëkohësisht miku i Michael Schumacher, ka folur për gjendjen shëndetësore të kampionit të botës.

Schumacher ra në koma para 5 vjetësh, pas një aksidenti gjatë sportit me ski.

Todt, i cili e viziton rregullisht Schumacher në vilën e tij në Zvicër, thotë se kjo tragjedi ka ndikuar shumë në të për shkak të miqësisë së mirë që ka pasur me pilotin gjerman.

Në një intervistë për “Radio Monte-Carlo”, ai tha: “Natyrisht, miqësia jonë nuk do të jetë e njëjtë me atë që ka qenë më parë. Kjo sepse ne nuk mund të komunikojmë si më parë”.

Kur u pyet për gjendjen e Schumacher, francezi u përgjigj: “Është diçka shumë private. Michael është duke u trajtuar me shumë kujdes. Ai jeton me familjen e tij në shtëpinë e tij mes Gjenevës dhe Lauzanës. Ai vazhdon të ‘luftojë’ me jetën dhe familja e tij është gjithashtu në një situatë të tillë”,” u shpreh Todt, duke thënë se nuk e ndihmon aspak fakti që e viziton në gjendjen në të cilën është legjenda e Formula 1.

Related Posts