Rama paralajmëron Bashën: Të hënën kam të reja për ty

Kryeministri Edi Rama iu drejtua në Twitter kryetarit të Partisë Demokratike duke i thënë se pasnesër ka “ca të reja” për të.

“Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”, shkroi Rama.

Pasi u publikuan analizat e audio-përgjimit të “Babales”, ku implikohej vëllai i Ministrit të Brendshëm, Geron Xhafaj, ku u tha se gjithçka është e montuar, Basha reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter.

Kreu i PD-së tha se me prokurorinë Rama-Marku, Xhafa-Prela, nuk mund të pritej rezultat tjetër.

Lideri i PD-së theksoi se vëllai i ministrit u largua me urgjencë drejt Italisë, për të shmangur përballjen me hetimet, ndërsa tha se “Edi Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor”.

Related Posts