Renato Mekolli tregon çfarë heq për realizimin e ‘Hell’s Kitchen’

Sezoni i dytë i emisionit shumë të ndjekur të gatimit ‘Hell’s Kitchen’ nga Renato Mekolli startoi me datë 11 Tetor. Autorët e programit menduan që emisioni të vijë në formën e një ‘reality show’dhe kjo ka nxitur debat në rrjet.

Padyshim, diçka e tillë kërkon më shumë përgjegjshmëri dhe përkushtim. Në një postim të bërë në Instastory, Renato ka treguar se atij i duhet të punojë 24 orë pa ndalim.

Ai ka publikuar një foto të tijën, e cila është realizuar në orën 5:44 të mëngjesit dhe shkruan: “Pas 24 orë xhirime pa ndaluar as për të ngrënë dhe 35 orë pa gjumë, natën e mirë”.

Në foton në fjalë ai shihet i lodhur dhe i përgjumur por njëkohësisht i lumtur pasi kjo është një punë që kuzhinieri e ka pasion dhe e bën me qejf.

Foto:

Related Posts