Rrengu epik, shikoni çfarë i bëjnë Georginës së Ronaldos në Sanremo (VIDEO)

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ishte e pranishme në festivalin e Sanremos, teksa bënte pjesë në grupin e prezantuesve, të një nga eventeve më të rëndësishëm në Itali.

Bukuroshja ka bërë debutimin e saj në natën e sotme dhe menjëherë organizatorët kanë menduar për një rreng epik. Pjesë e këtij rrengu ishte prezantuesi i njohur Amadeus. Ai u shfaq fillimisht në skenë, duke e prezantuar Xheorxhinën, sikur mbante poshtë xhaketës fanellën e Juventusit, por papritur shfaqet me atë të Lukakut. Në sallë ishte i pranishëm edhe Kristiano Ronaldo, ndërkohë që ky moment shkaktoi të qeshura pafund.

Amadeus është një tifozë i zjarrtë i Interit, teksa do të mungojë në natën finale, pasi do të jetë i pranishëm në San Siro, për të ndjekur derbin ndaj Milanit.

Shiko tv shqip

Related Posts