Shpërndarja e Parlamentit? Aleati i Bashës e shpreh hapur qëndrimin: Është barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë, moralisht jam…!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në studion e lajmeve në Ora News u shpreh se shpërndarja e parlamentit ligjërisht i takon Presidentit, por moralisht ai tha se ishte dakord.

Sipas tij parlamenti aktual nuk është normal dhe për të marrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, kreu i shtetit duhet ta studiojë me shumë kujdes.

Pyetje: Qoftë për retorikë ose jo, Presidenti ka artikuluar edhe shpërndarjen e Parlamentit, mund të jetë kjo që mundësi që mund të vijë në takimin e nesërm?

Agron Duka: Unë nuk e di, sepse nuk jam unë që vendos, por është institucioni i Presidentit. Të shprehem unë sot që jam dakord apo nuk jam dakord me shpërndarjen e Parlamentit është një barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë. Mendoj që presidenti do ta marrë me shumë kujdes për të marrë një vendim që i takon apo jo presidenti. Është ai që e vendos. Një gjë mund të them, që ky nuk është një parlament normal. Një parlament i cunguar me 122 anëtarë. Nga ana tjetër, pavarësisht se mund të ketë elementë që bëjnë opozitë reale, për këtë të jemi realist, por shumica e këtyre njerëzve janë konfirmuar me pozitën dhe pothuajse kemi një parlament monopartiak. Moralisht do të isha dakord, ligjërisht nuk jam unë që e vlerësoj.

Related Posts