Shpërthen “lufta” në stadiumin e Tiranës, FSHF thërret njësitë speciale, tifozët bëhen për spital (VIDEO)

Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon u parapri nga një atmosferë që nuk ka lidhje me futbollin.

Prania e fonisë së stadiumit pranë tifozerisë së Partizanit, mjaftoi që këta të fundit të zbrisnin vetë në fushë për ta hequr që aty.

Kjo gjë provokoi tifozët e Tiranës dhe gjithçka më pas u transformua në një situatë aspak sportive por më tepër huligane.

Derbi Tirana – Partizani, karakterizohet nga tensioni mes tifozerive por përplasja fizike masive dhe hedhja e mjeteve të forta brenda në stadium është si dicka e patolerueshme për futbollin.

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë gjendja është qetësuar ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat disa tifozë./Opinion.al

Foto:

Video:

Related Posts