Shqiptarët me jaht turistik drejt Britanisë, ja surpriza e pakëndshme që i priti në breg

Një drejtues jahti në Britani është në telashe të mëdha me drejtësinë pasi në bordin e mjetit lundrues që drejtonte u gjetën tetë shqiptarë të cilët dyshohet se po kërkonin të kalonin ilegalisht në Angli.

Jahti po mbahej në përgjim nga Forcat Kufitare Seeker si edhe nga një helikopter bregdetar, dhe më pas u shoqërua në bazën detare të Portsmuth në Hampshire.

Shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtuesi i jahtit, një shtetas 64-vjeçar britanik, tashmë po merret në pyetje nga hetuesit e NCA.

Një zëdhënës i NCA tha: “Drejtuesi i anijes, një shtetas 64-vjeçar britanik, është arrestuar me dyshimin se po përpiqet të lehtësojë shkeljen e ligjeve të imigracionit dhe tani po merret në pyetje nga hetuesit e NCA. Varka po ekzaminohet në bazën detare të Portsmouth”.

Aksioni vjen pasi tetë persona u arrestuan në fillim të kësaj jave nga policia vietnameze në lidhje me 39 migrantët e gjetur të vdekur në një kamion në Essex.

Ata u mbajtën të dielën nën dyshimin e organizimit të njerëzve që kontrabandonin jashtë shtetit.

Related Posts