Surprizon Meta, 75 trëndafila të bardhë për ditëlindjen e Sali Berishës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar ish-kryeministrin Sali Berisha për ditëlindjen e 75-të të tij.

“Gëzuar ditëlindjen doktor Berisha!

Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi!
Suksese dhe mbarësi!

Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!“, shkruan presidenti Meta në urimin e tij publik.

Mësohet se buqeta e presidentit Meta për ish-kryeministrin, Sali Berisha ka 75 trëndafila të bardhë!

Përveç tufës së trëndafilave, presidenti Meta si dhuratë për ish-kryeministrin Sali Berisha ka dërguar edhe një shishe verë ‘Kallmet’


Related Posts