“Takim vëllazëror me Diasporën e SHBA”

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka patur një takim me përfaqësues të Lidhjes së Diasporës Shqiptare të Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin për këtë takim e ka shpërndarë vetë kreu i shtetit përmes një posti në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Teksa statusin e shoqëron me foto, Meta shprehet se Diaspora Shqiptare në Amerikë është një kontributore e madhe në ruajtjen e traditave dhe identitetit shqiptar.

“Një takim i ngrohtë e vëllazëror me përfaqësuesit e Lidhjes së Diasporës Shqiptare të Maqedonisë në SHBA. Diaspora shqiptare në Amerikë, kontributore e madhe në ruajtjen e gjuhës, traditave e identitetit kombëtar dhe kultivimit të marrëdhënieve të shkëlqyera me popullin e institucionet amerikane.🇦🇱🇺🇸”, shkruan Meta.

Related Posts