Të lidhur apo jo? Albi Nako e thotë troç se çfarë e ka Alba Hoxhën

Koreografi i njohur shqiptar, Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha, janë përfolur prej kohësh në mediat rozë për një romancë mes tyre.

Pavarësisht se gjithmonë janë shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi, janë parë shumë situata që të bëjnë të dyshosh për një lidhje.

Teksa kanë qenë të ftuar tek emisioni i pasdites në Tv Klan ‘Rudina’, koreografi dhe balerina kanë treguar për projektet e përbashkëta profesionale.

Albi tregoi se së shpejti do të hapë shkollën ‘Albi Nako Dance Academy’, në të cilën Alba do të jetë një prej pedagogeve.

“Ne gëzojmë një respekt për njëri-tjetrin, nuk jemi asgjë më shumë se sa miq. Na lidh profesioni, vazhdojmë jetën secili në anën e tij. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ky bum pa pasur asgjë”, tha Alba.

“Nuk e quaj përulje të hedh unë hapin i pari”, pohoi Nako duke sqaruar se ishte ai që hodhi hapin i pari pasi fshinë njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Shiko tv shqip

Related Posts