Tërmeti 7.6 shkallë në Rusi, dalin pamjet si e përjetuan banorët dridhjen e fortë të tokës (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 i shkallës rihter ka rënë në lindje të ishujve Kuril në Rusi. Tërmeti edhe pse ishte në një thellësi prej 60 km, kishte një ndjeshmëri të fortë ku është raportuar për lëkundje edhe në Japoni.

Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami në tre shtete. The Telegraph shkruan se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.

Gjithashtu alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.

Ndërkohë mediat kanë publikuar edhe disa video se si u përjetua nga banorët në Rusi tërmeti i fortë.

VIDEO:

Shiko tv shqip

Related Posts