Vendosi flamurin kuqezi në ballkon: Shqiptari gjobitet me 230 euro!

Një shqiptar në Mal të Zi është gjobitur me 230 euro, pasi vendosi flamurin kuqezi në ballkonin e shtëpisë më 28-29 nëntor.

I gjobituri është Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi, ndërsa gjoba është paguar nga subjekti politik Alternativa Shqiptare. I pari i koalicionit të Partive Shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, përmes Facebook-ut ka publikuar një fotografi të mandat pagesës së gjobës, ku shkruan se askush nuk mund ta ndalë përdorimin e simbolit shqiptar.

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!
Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!
Përveç kësaj, unë kam pohuar publikisht që çdo shqiptar që dënohet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!
E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,

Related Posts