3 vite e zhdùkur, Cubi rikthehet në ‘Klanifornia’! Ç’ndodhi me aktoren që nuk bëhej e gjallë?

Ditë e rëndësishme ishte ajo e para dy ditëve për aktorët Jul Deda dhe Esmeralda Metkaj e njohur si Cubin, të cilët festuan 10-vjetorin si çift. Sigurisht në ekran se në jetën reale, ata janë të martuar me persona të tjerë.

Cubi dhe Juli kanë qenë një dyshe shumë e suksseshme në “Aparatamentin 2XL” dhe tani janë bërë sërish bashkë në shown “Klanifornia” në TV Klan, që pritet të nisë së shpejti me plot surpríza.

S’na mbetet veç t’i urojmë për përvjetorin ashtu edhe për show-n, por më shumë se sa ky lajm, vëmendjen e tërhoqi rishfaqja në skénë e Cubit, e cila prej tre vitesh u zhdùk jo vetëm nga skéna, por edhe nga rrjetet sociale e qarkulli.

Pa një sqarim, ajo vendosi të hiqte dorë nga gjithçka, duke mos u dhënë asnjë shans ndjékësve të dinin se ç’po ndodhte me jetën e saj.

Místerin e shtuan dhe kolegët e Cubit, të cilët në mënyrë të çudítshme, nuk jepnin asnjë shpjegim se ç’kishte ndodhur me Cubin, tregojnë persona të interesuar për historinë e saj pas kamerave.

Por në fakt rastet kanë qenë thjesht familjare, pra ndryshimi i statusit ndryshoi dhe jetën e saj. Cubi vendosi të bënte pauzë në karrierë, për arsye që mbeten ende të paqarta.

Gjithsesi e rëndësishme është që është rikthyer në të njëjtën formë fizike, dhe e qeshur.

Ajo u largua në vitin 2018- të, kur “Tv Klan” publikoi spotin e ri televiziv, ku njoftonte fillimin e emisionit më të ri.
Në spot shfaqeshin aktorët e programit, të cilët nxítimthi hynin brenda ambienteve të televizionit “Klan”.

Mirëpo mungesa e aktores Esmeralda Metkaj, ngríti dyshímet se ajo kishte vendosur të mos ishte pjesë e spektaklit.

“Cubi nuk është pjesë e grupit? Apo po xhiron spotin pas kamerave?” – shkruanin fansat.

Vetë aktorja reagoi menjëherë pas pyetjeve të shumta të fansave, ku shpjegonte se është pjesë e “Duplex Show” dhe se gjatë kohës që xhirohej spoti, ndodhej brenda ambienteve të “Klan” duke i prítur kolegët me tufa me lule.

“Për të gjithë që më pyesin: ‘Pse s’jam në spot?’”… Pa merak njerëz, jam brendaa në Klan… Po i pres kolegët me luleee…” , shkruante aktorja Esmeralda Metkaj.

Por në mënyrë të befasishme më vonë ajo nuk u pa më. E ftuar në emisionin “Rudina” para ca kohësh, ajo tregoi gjatë arsyen se përse e thërrasin Cubi, ndërkohë që shtoi se nuk është emër arti. Aktorja tha se emri Cubi ka lídhje me karakterin e saj, pasi që e vogël ka qenë si djalë.

“Të gjithë çuditen kur e dëgjojnë emrin tim dhe presin që të jetë mashkull, por nëse i’u thonë që është femër presin një grua të madhe dhe kur dal unë një Cub i vogël të gjithë habiten. Në fakt emri lidhet me babain tim, duke qenë se e vogël kam qenë místrece, kam qenë natyrë djali, dhe më ka ngélur Cubi. Shumë e kanë marë si emër arti, por jo. Emri im i vërtetë është Esmeralda”, u shpreh ajo.

Shiko tv shqip

Related Posts