30 kilogramë më pak, Valbona Mema zbulon sekretin

Këngëtarja e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema, ka treguar sekretin e transformimit të saj fizik. E veshur me një kostum sportiv, Valbona u shpreh në emisionin “Ftesë në Pesë” se rënia prej 30 kilogramësh përgjatë dy viteve e gjysmë i atribuohet stilit të ri të jetës që ajo ka përvetësuar, si dhe përkushtimit të madh për t’u ushqyer shëndetshëm.
Këngëtarja tregoi se konkretisht i është nënshtruar një diete që i përcakton ushqimet të cilat duhet t’i konsumojë çdo vakt. Ajo pranoi më tutje se hera-herës i thyen rregullat dhe ha edhe ndonjë ushqim fshehtas, megjithatë dëshira për të ruajtur format truprore e detyrojnë atë të mos e teprojë.

“Me një diet të bukur, kam bërë një betejë me veten time prej dy vitesh e gjysmë dhe ia arrita. Tani jam 56 kile, kam qenë 86. Kam rënë bukur, për 2 vjet e gjysmë, nuk është se kam rënë për pesë ose gjashtë muaj”, u shpreh Valbona Mema.

Shiko tv shqip

Related Posts