4 gjëra e shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.

Ibnul_Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

4 gjëra e shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.

4 gjëra të lumturojnë: shikimi në gjelbërim, shikimi në ujë që rrjedh, shikimi i njeriut të dashur dhe shikimi i frutave.

4 gjëra e forcojnë trupin: veshja e rrobave të buta, banjoja me nxehtësi mesatare, ngrënia e ushqimit të ëmbël dhe dhjamit dhe nuhatja e erërave të këndshme.

4 gjëra e thajnë fytyrën dhe ia largojnë bukurinë dhe ëmbëlsinë: gënjeshtra, fëlliqësia, pyetja e shumtë pa qëllim të mësimit dhe mëkatet e shumta.

4 gjëra ia shtojnë fytyrës bukurinë dhe shkëlqimin: ndershmëria, besnikëria, bujaria dhe devotshmëria. #katër_gjëra e shtojnë urrejtjen: mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe bartja e fjalëve.
4 gjëra e sjellin furnizimin: namazi i natës, istigfari i shumtë para sabahut, shpeshtimi i dhënies së sadakave dhe dhikri (përmendja e Allahut) në fillim dhe në fund të ditës.

4 gjëra e pengojnë furnizimin: gjumi i mëngjesit, namazi i pakët, përtacia dhe tradhtia.
📚 Zad el-Mead, 4/378.
Xh.Jakupi

Shiko tv shqip

Related Posts