5 vendet e vetme në Evropë! Mes tyre edhe Shqipëria, ja shtet që nuk janë prekur nga koronavirusi

Koronavirusi mbërtheu në pak kohë Europën. Ndërkohë që Italia është kthyer në vatër, 5 shtete ende nuk janë prekur nga koronavirusi.

Deri më tani vetëm Shqipëria, Kosova, Moldavia, Qipro dhe Bullgaria nuk janë prekur nga koronavirusi.

Në situatë më kritike në Ballkan duket të jetë Greqia, e cila deri më tani ka konfirmuar 32 raste. Ndërsa shteti më i prekur në Evropë mbetet Italia me 149 viktima dhe pothuajse 4 mijë të infektuar.

Ndërkohë në rang global numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 100 mijë, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 3,410.

Kina është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë me 80 mijë e 500 të prekur, duke u ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Irani. /albeu

Shiko tv shqip

Related Posts