6 vatra të reja virusi në Shqipëri, ja qytetet me të sëmurët aktual

Tre qytete kanë qënë vatër e rasteve të reja me koronavirus këtë të martë. Bëhet fjalë për Tiranën me 9 raste, Krujën me 5 raste dhe Kamzën me 3 raste.

Mirëpo nga 17 raste të reja në 24 orët e fundit, shqëtësimi më i madh është për 6 të prekur të cilët nuk janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19.

Specialistet e ministrisë bënë të ditur se për 6 rastet e reja po vazhdon gjurmimi për të kuptuar se nga cili kontakt apo burim është marrë Covid 19. 820 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga fillimi e deri më sot me Covid 19, nga të cilët 70% e totalit janë shëruar ndërsa 2019 persona janë ende aktiv.

Shifrat tregojnë se ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Natyrisht të dhëna disi shqetësuese këto të ditës së martë aq më teper që me lehtësimet e fundit qytetarët duken më të shkujdesur dhe duke mos respektuar distancimin social dhe higjenen personale.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 99

Krujë 81

Shkodër 15

Kurbin 9

Elbasan 3

Kamëz 3

Kukës 2

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1

Shiko tv shqip

Related Posts