84 raste në tre ditë, Dr. Pipero sqaron shifrat dhe flet për javën tjetër

Fundjava shënoi rritje të numrit të rasteve të infektimit me COVID-19 në Shqipëri. Nga e premtja deri të dielën numri i rasteve u rrit me 84 duke e bërë këtë periudhën me përhapjen më agresive të koronavirusit.

Shkencëtari biolo, Et’hem Ruka paraqiti ditën e sotme shqetësimin e tij lidhur me këtë përkeqësim të situatës gjatë fundjavës duke qenë se për herë të fundit mbi 20 raste ishin shënuar 10 ditë më parë, më 26 mars (28 raste).

Shqetësimit të profesor Rukës i është përgjigjuar mjeku infeksionist Pëllum Pipero i cili thotë se shifrat e fundit të regjistruara ishin brenda parashikimeve. Sipas tij ky trend do të vijojë edhe javes së ardhshme dhe më pas do të fillojë rënia e kurbës. Megjithatë Pipero thekson se vazhdueshmëria e këtij trendi të kubës varet nga tre indikatore: së pari masat e marra nga qeveria kombinuar me këshillat e mjekëve, së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre, së treti qëndrimi i qytetarëve në shtëpi.

“Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!”, shkruan Pipero.

Shiko tv shqip

Related Posts