A do rikthehet karantina? Flet shefja e epidemiologjisë në ISHP

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur për situatën aktuale me Covid-19, ku ditët e fundit ka pasur shifra të larta të të infektuarve dhe sot, kishim prekjen e rekordit, me 57 të prekur. Lidhur me rikthimin e karantinës, pas shtimit të rasteve, Tomini tha se duhen respektuar masat për të mos u kthyer pas.

“Nëse kapacitetet shëndetësore do të kalojnë nivelet e pragut të cilat janë në gatishmëri dhe në alert duke filluar që nga detektimi dhe deri te hospitalizimi apo shërbimi shëndetësor spitalor, sigurisht që ka kthime mbrapa. Por janë disa indikator të cilët duke u monitoruar me një interval kohor çdo dy javor, dhe ndërkohë kemi tendencën në rritje të rasteve të reja, kemi raste të hospitalizuara, dhe e keni vënë re që kemi një tendencë në rritje të hospitalizimeve.

Kemi raste me simptomatologji, nuk kemi vetëm asimptomatikë. Kemi edhe raste që kërkojnë trajtim spitalor dhe reanimator. Të tre këto elementë janë shumë të rëndësishëm në monitorim por duke u vlerësuar paralelisht dhe me kapacitetet shëndetësore. Deri në momentin që ne kemi kapacitete shëndetësore për të përballuar fluksin me rreth 550 shtretër në gatishmëri, shpresojmë që me bashkëpunimin e popullatës nuk do kemi kthim pas, nëse do të ruhemi dhe nëse do të respektojmë masat”, shprehet Tomini për Ora News.

Shiko tv shqip

Related Posts