A do të hyjë PD në Parlament? Gazmend Bardhi del me deklaratën e papritur

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka folur sot për vendimmarrjen e OD-së për të hyrë apo jo në Kuvendin e ri në shtator. Bardhi u shpreh se ende nuk ka një vendim për të hyrë ose jo në Parlament.

Mirëpo ky vendim bie ndesh me deklaratat e disa kolegëve të tij dhe vetë Bashës, të cilët konfirmuan pjesëmarrjen në Kuvend. Ai thotë se kjo është një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin, në shtator.

Më tej ai shprehet se nuk mund të qëndrojë në parlament me përfaqësues të k imit të organizuar.

“Për fat të keq ka ndodhur një masakër elektorale dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Aktualisht nuk ka një vendim për këtë çështje, pra për pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo do të jetë një vendimmarrje e institucioneve të partisë dhe e grupimit parlamentar që do të vendosin raportin e tyre me parlamentin në shtator. E sigurtë është që ato mandate që ka PD janë mandate që përfaqësojnë vullnetin e pastër të lirë të qytetarëve, ndërsa mandatet që përfaqëson PS janë në pjesën dërrmuese të tyre ato që përfaqësojnë interesa okulte të botës së k imit, të oligarkëve apo të akteve madhore të k rrupsionit të kryera në këto 8 vite në Shqipëri. Personalisht gjykoj që nuk është e lehtë të bashkëjetosh në një sallë me përfaqësues të k imit të organizuar. Fjala vjen nuk mund të jem në një sallë me Taulant Ballën, sepse unë përfaqësoj interesin e shqiptarëve, ndërsa Taulant Balla interesin e bandave në famëkeqe që janë në Shqipëri dhe në qytetin e Elbasanit. Është një vendimmarrje që do të duhet të mendohet më shumë kujdes nëse mund të bashkëjetojë në të njetën sallë përfaqësues të botës së k imit dhe të interesit të qytetarëve”, u shpreh Bardhi.

Shiko tv shqip

Related Posts