A mund t’i shpëtohej jeta skulptorit Arben Bajo? Mjeku shqiptar në Itali tregon çfarë rëndësie ka plazma hiperimune

Në Shqipëri mungon plazma hiperimune, e cila mund t’i kishte shpëtuar jetën skulptorit të njohur Arben Bajo.

Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Itali, Shpëtim Baçi, i cili jep shërbimin e tij si bluzë e bardhë në Spitalin e Parmës.

Në lidhje direkte me Syri Tv, ai tregoi se çfarë është plazma hiperimune, e cila ndihmon të sëmurët me COVID-19.

“Plazma hiperimune merret nga njerëz të cilët e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë antikorpe në trupin e tyre në mënyrë të tillë që më pas t’u dhurohet të sëmurëve me sëmundje me koronavirus. Por duhet të dimë diçka, që jo të gjithë kanë antikorpe për të dhuruar. Pra para se të dhurohet plazma duhet të bëhet testimi kush i ka këto antikorpe. Dhe minimalisht duhet 14 ditë që të mos ketë shenja të infeksionit. Çdo pacient që ka kaluar koronavirusin mund të dhurojë deri në 600 miligramë, ose dy herë në muaj, 1200 miligramë. Plazma në vetvete përmban imunoglobinë që ndihmon për të kuruar sëmundjen. Por edhe kjo është një strategjii, por nuk shërben te të gjithë”.-tha mjeku.

Shiko tv shqip

Related Posts