A rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje? Ja çfarë thotë përfaqësuesja e ISHP-së

Përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, e ftuar në emisionin “Real Story” është pyetur nëse po diskutohet rimbyllja nga koronavirusi, tha se vendi ynë ka kapacitete të përballojë situatën.

“Një vend nuk duhet të gëzojë nëse ka vd ekje më pak apo më shumë. Shqipëria renditet ndër të fundit nivele të vd ekjes. Shqipëria ka kapacitete për të përballuar gjendjen. E kemi më të mirë që të përballojmë situatën sesa të kthejmë sërish mbylljen.

Duhet të respektohen masat në mënyrë korrekte. Infeksionet sjellin vd ekje, për fat të keq. Sistemi shëndetësor është forcuar, jo vetëm për shkak të gjendjes, por edhe për këtë normalisht. U neglizhua gjatë hapjes graduale. Vd ekjet ndodhin kur ka sëmundje shoqëruese. Sa i përket humbjen nga jeta të profesorit, nuk dua të diskutoj. Bashkëshoqëruese me të ka qenë edhe hiper-tensioni.” – tha përfaqësuesja e ISHP.

Shiko tv shqip

Related Posts