“Ai e di se kjo parti do t’ia japë goditjen finale”, Lefter Maliqi shpërthen ndaj Ramës dhe paralajmëron zhvillimet e forta politike

Pas largimit të Besa Shahini nga posti i ministres së Arsimit, deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe paralajmëron se pas Besës nga varka do të bjerë Lleshaj dhe të tjerët me radhë.

Sipas tij Rama është i frikësuar nga humbja e pushteti dhe ka nisur kërcënimet në radhët e socialistëve për të siguruar votat.

Postimi i plotë:

“Pyetje pa alternativa: Çfarë bëri Turi që varka e Rilindjes po përmbyset? Një ndihmë e vogël: Besa ra e para, Lleshaj gati me të tjerët

Dje, maxhoranca e thërrmuar dhuroi shfaqjen e radhës në Këshillin Politik.

Me urdhër të Ramës, Gjiknuri bëri sikur donte konsensusin me Opozitën e Bashkuar dhe i ftoi në tryezën e Këshillit Politik, por çfarë bëri?

Vetëm zbatoi urdhrat e Ramës për të bllokuar Opozitën e Bashkuar, pasi janë të tmerruar nga fitorja plebishitare e saj.

Përballë humbjes së garantuar, socialistët po shfrytëzojnë çfarë kanë në dorë për të penguar sa të munden Opozitën e Bashkuar.

Socialistët hyn në mbledhjen e Këshillit Politik me kushtin e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, pra duke mos u tërhequr nga ndryshimet kushtetuese të njëanshme që kaluan para mbylljes së sesionit të kaluar.

Pse është kaq i tmerruar Ramziu sa kërkon të ndalojë koalicionin opozitar që do e përmbysë si uragan?!

Pse ka frikë Ramziu nga bashkimi PD-LSI?!

Apo se e di që goditjen finale do ia japë pikërisht LSI.

Ku e gjen pushtetin absolut Gjiknuri që i thotë Opozitës së Bashkuar se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi doni apo s’doni ju?!

Nëse Ramziu është kaq i bindur se do fitojë më 25 Prill, pse i pengon koalicionet?!

Bylykbashi dhe Vasilli i kërkuan Gjiknurit të reflektojë dhe që ODIHR, në bazë të marrëveshjes së 14 janarit, të ndërhyjë në lidhje me hapjen e listave.

Ramziu nuk arrin dot konsensus në vendin e vetë, kërkon të negociojë për Lukashenkon në Bjellorusi. Komike!

Ramziu duhet të kuptojë diçka dhe ta fusë në kokën e tij boshe, që si me koalicion, si pa koalicion, Opozita e Bashkuar merr 100 mandate!

P.S Ramziut i qenka futur tmerri nga LSI, më saktë nga fuqia e Presidentit pasi doli lajmi se do të jetë pjesë e qeverisë së re. Aq shumë është tmerruar, sa ka nisur kërcënimet dhe presionet në administratë për të votuar PS-në; E turpshme! Dhe kush po e bën këtë, Ramziu njëherësh kreu i OSBE-së, njeriu që para se të shkojë në Greqi, takon Erdoganin në jaht, për të bërë si lideri rajonal me fuqi lindore, por për këtë do flas nesër më gjerësisht.”, ka shkruar Maliqi.

Shiko tv shqip

Related Posts