Aktori i madh shqiptar ngjitet në skenë për të performuar “Kopracin”

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka marrë duartrokitjet e publikut korçar.
Por shumë prej tyre kanë shkuar në veçanti për aktorin Koço Qendro i cili edhe duke qene 92 vjeçar ka surprizuar me lojën e tij ne skene.

Rivënia në skenë e Kopracit, nisi si një ide e rastësishme dhe si një dëshirë e Koço Qëndros për të luajtur edhe një herë kryerolin e tij. Problemi i parë ishte dilema nëse aktori do të mund ta përballonte skenën për shkak të moshës shumë të thyer.

Pengesë tjetër ishte gjetja e aktorëve për te risjellë Kopracin. Por regjisori Dhimitër Orgocka ja ka dalë.

Ne fund shfaqja ja arriti qëllimit, duke sjelle një mbrëmje te veçante për fundjavën korçare.

Komedia e vënë në skenë në tre periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me rolin e Harpagonit të interpretuar nga Koço Qëndro ka përfaqësuar edhe më parë me sukses teatrin e Korçës si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Mjeshtëri i Madh Dhimitër Orgocka si regjisor, dhe 92 vjeçari me energji të pashtershme Koço Qëndro, ja kanë dalë mbanë edhe ne kushte kur kishin marre përsipër një barre aspak te lehte./vizion plus

Shiko tv shqip

Related Posts