Aleati i Bashës zbulon datën e zgjedhjeve

Në lidhje me vijimësinë e aksionit opozitar, kreu i PD-së, Lulzim Basha pati një takim me aleatët.

Në përfundim të takimit kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në një deklaratë për mediat se zgjedhjet do bëhen kur të jetë larguar Edi Rama.

“Kemi thënë që është e mundur që brenda 6 muajve të organizohen zgjedhjet me largimin e Edi Ramës, me qeverisje tranzitore që garanton të gjitha parametrat për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri, ndoshta edhe më pak se kaq.

Por ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet të largojmë problemin nga qeverisja dhe problemi është Edi Rama”, tha Mediu.

Ai u shpreh se edhe protestat do të vijojnë.

Shiko tv shqip

Related Posts