AMA shuplakë Ramës: I del kundër ligjit për median

Kryeministri Edi Rama do të përballet më një tjetër pengesë të madhe në lidhje me ligjin e ri për median.

Pas kritikave të ndërkombëtarëve, 3 anëtarët e AMA kanë dalë kundër kalimit në Parlament të projekt ligjit “Për shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë”.

Nga 5 anëtarë të AMA, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj dolën kundër qeverisë Rama duke u dhënë përgjigje negative në lidhje me ndryshimet që janë bërë ligjit “Për mediat Audiovizive në Republikëne Shqipërisë”, që synojnë rrregullimin përmes institucioneve publike të medias së shkruar online.

Tre anëtarët e AMA-s, paraqitën argumente që lidheshin me nevojën për forcimin e lirisë së mediave online, lirisë së mendimit dhe të drejtës për informim përmes rritjes së profesionalizmit, mbështetjes së mediave të reja, vetërregullimit të tyre, rritjes së edukimit për median, gjë që ndryshimet e parashikuara në ligj nuk e realizojnë.

Propozimet e qeverisë ndrydhin lirinë dhe zhvillimin e medias informative online. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts