Analisti plas “bombën”: Basha po flet fshehurazi me Ramën

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur negociatat mes tyre në mënyrë sekrete.

Ky është aludimi i fortë i analistit Artur Zheji, i cili për më tepër shton se shtyrja e protestës së opozitës më 2 qershor vjen si një dëshmi, pikërisht e këtyre negociatave që po bëhen larg syrit të opinionit publik. I ftuar në Top Talk, Zheji u shpreh se negociatat janë të ethshme dhe se Edi Rama po zbythet.

“Forcat politike po presin negociatat dhe shtyrja e protestës, me 2 qershor, është një dëshmi e fortë e negociatës që po zhvillohet midis Partisë Demokratike, e fondit opozitar dhe të Partisë Socialiste. Disa takime, ku zonja Kryemadhi ka bërë me Bashën, thotë që janë update-me minutë pas minute midis palëve, të një negociate të ethshme që po zhvillohet nëpërmjet palëve për të arritur në një zgjidhje të pëlqyeshme nga të gjitha palët dhe të pranueshme prej tyre. Sigurisht që mund të them se është opozita ajo që është bërë palë për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një zbythje reale të Ramës”, përfundoi zoti Zheji.

Zheji po ashtu i dha një këshillë Lulzim Bashës:

“Nëse Basha ulet me Ramën kryeministër, duhet të ikë në shtëpi. Të paktën mbështetja e shumicës së zërave kritik, të gazetarisë, medies, opinionistëve, do ta humbasë krejtësisht. Do të fitojë Rama. Në vitin 2017 humbi 200 mijë vota nga takimi me Ramën, nga qepallimi që bëri me Ramën. Nëse do e bëj tani, do të humbasë gjithçka dhe do krijohen forca të forta politike dhe thoshin ‘na ishte dikur një Lulzim Basha”, paralajmëroi.

Shiko tv shqip

Related Posts