Arbër Hajdari mungoi në ‘Big Brother VIP’, Arbana Osmani nxjerr mesazhet

Bamirësi Arbër Hajdari mungoi mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP”. Ai u zëvendësua nga skenaristja Dalina Buzi.

Arbana Osmani ka publikuar në rrjete sociale një bisedë ku shihet se ka komunikuar me Arbrin. Ai i ka uruar suksese për mbrëmjen e djeshme, por arsyen e mungesës së tij nuk e ka zbuluar.

“Gjithmonë energji pozitive”, ka shkruar Arbana krahas fotos.

Mbetet të presim për të parë nëse Arbri do të kthehet në rolin e tij të opinionistit apo jo.

Shiko tv shqip

Related Posts