Arian Çani heq dorë nga makinat e shtrenjta në Tiranë, tani përdor një motor modest

Nuk e dimë se cila mund të ketë qenë arsyeja që ka bindur moderatorin e mirënjohur të programit “Zonë e lirë” të dalë në rrugët e Tiranës me një motor të vogël si ky që shikoni në foto.

Mbase dëshira e tij për të qenë sa më sportiv që të jetë e mundur dhe ai ka vite që nuk heq më dorë nga veshjet sport, në stërvitje dhe në jetën e përditshme. Në fakt, ka të drejtë, kushdo që provon një herë të rrijë me rroba sportive, e ka të vështirë të rikthehet në veshjet më formale.

Ndërkohë, Arianin e kemi parë gjithnjë që përdor makina të mira, kryesisht fuoristrada, por mbase motori mund të jetë pjesë e filozofisë së tij për të qenë sa më sportiv ose thjesht një mënyrë për t’i shpëtuar trafikut të tmerrshëm që ka në rrugët e Tiranës. Dhe, në fakt, bën shumë mirë

Shiko tv shqip

Related Posts