Arsyet që do t’ju bëjnë të dëshironi një dush me ujë të ftohtë

Pothuajse të gjithë mezi presin të bëjnë një dush të ngrohtë, pas një dite të lodhshme, dhe sigurisht që është e vërtetë që uji i ngrohtë ka përfitimet e tij. Por pasi të lexoni këtë artikull, me shumë mundësi që do të preferoni edhe dushin me ujë të ftohtë. Këto janë disa nga përfitimet e tij:

1. Faktori adrenalinë
Nëse nuk ndiheni shumë trima, lajmi i mirë është se nuk keni nevojë ta bëni gjithë dushin me ujë të ftohtë. Në të vërtetë, është shumë më e dobishme vetëm për minutat e fundit, duke i dhënë trupit një shtim të natyrshëm të adrenalinës që do t’ju zgjojë dhe do t’ju lërë me energji për t’u përballur me ditën në vazhdim.

2. Lehtëson depresionin
Hidroterapia është praktikë e lashtë e paraqitjes së trupave tanë në temperatura të ndryshme për efekt terapeutik. Kur zhytemi në ujë të ftohtë, rritet rrjedhja e gjakut në tru dhe rritiet çlirimi i hormonit norepinefrin, që na jep një mirëqënie natyrale. Kjo shpjegon pse dhe noti në det jep një sens të tillë të mirëqenies!

3. Do të keni ditët e mira të flokëve
Pavarësisht se një dush i nxehtë mund t’ju bëj të ndiheni mirë, nuk është i rekomandueshëm për flokët tuaj. Kjo është arsyeja pse sallonet rekomandojnë përdorim të ujit të ftohtë për të ndaluar tharjen dhe majat e ndara.

. Ndihmon gjatë ciklit menstrual
Reagimi natyror i trupit ndaj ujit të ftohtë është i menjëhershëm: gjaku pompohet nëpër arteriet tona, duke rritur efikasitetin e zemrës sonë dhe duke siguruar që organet tona vitale të marrin nivelin optimal të oksigjenit. Gjë që në thelb është një lajm i mirë për çdo pjesë të trupit.

5. I jep metabolizmit një nxitje natyrore
Rrit në mënyrë dramatike shpejtësinë metabolike, e cila nga ana tjetër rrit aftësinë e trupit për të djegur kalori.

6. Lëkurë më e lëmuar? Po të lutem!
Shfrytëzoni përfitimet e shpëlarjes me ujë të ftohtë në mëngjes dhe do të vini re se lëkura juaj është më e butë, uji i ftohtë forcon poret.

7. Lirim të muskujve
Ne të gjithë e dimë që vendosja e akullit ose një kompresë të ftohtë në një pjesë të trupit ku mund të jemi vrarë, mund të shmangi dhimbjen e muskujve. Parandalimi është më i mirë se kurimi në fund të fundit!

8. Nxitës i ëndrrave të bukura
Mund të tingëllojë si kundër-intuitive pasi ilaçi ynë për një gjumë të mirë zakonisht do të ishte një banjë e ngrohtë, por në të vërtetë vetitë lehtësuese të stresit nga uji i ftohtë do të ndihmojnë dhe në zhdukjen e pagjumësisë

Shiko tv shqip

Related Posts