Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta të aktori Syl Kuqi, ish-aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Teatri Kombëtar i Kosovës njofton se karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

“Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik. Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës” – thuhet në njoftimin e TKK-së”, thuhet në njoftimin e teatrit.

Shiko tv shqip

Related Posts