Atak në zemër, humb jetën babai i dy fëmijëve në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar në Itali ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak.

Mediat italiane shkruajnë se ai quhet Juled Kinkaj, baba i dy fëmijëve të mitur, i cili kishte shkuar në komunën Olginate me familjen e tij vetëm disa muaj më parë.

Fillimisht nga Shqipëria, ai kishte shkuar në Puglia ku kishte kaluar fëmijërinë e tij para se të shkonte në Lecco.

Aty kishte gjetur dashurinë e jetës, Annamaria Ruggerin, e cila së pari do të bëhej partnerja e tij dhe pastaj nëna e dy fëmijëve ij, Amber dhe Ricky, të moshës 3 dhe 5 vjeç.

Përveç familjes së tij, Juled Kinkaj gjithashtu la nënën e tij Mimoza, babanë Durim dhe motrën Jonida. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment