Avokati i njohur i jep goditjen e madhe Lulzim Bashës: Për ty do të flitet njësoj siç flitet për, spiunin e KGB-së”

Altin Goxhaj, avokati i mirënjohur i ka dhënë një goditje të madhe Lulzim Bashës. Ai ka komentuar deklaratën e kryedemokratit, i cili thotë se opozita i ka fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Goxhaj ka bërë një koment të gjatë duke kujtuar të gjithë të këqijat që ka bërë Basha gjatë qeverises së tij. Ja çfarë ka thënë ai konkretisht.

“Po pra, ke kaq vjet që thua fitore fitore dhe Rama dridhet prej teje.. Ti je në rregull, atë detyrë që të ka dhënë Gjyshi Soros që kur shkele në Shqipëri, dhe kur erdhe në krye të PDsë ku s’mbiu më bari se e shkretove me themel gjithë Opozitën dhe rezistencën qytetare…

Ata që duhen gjykuar janë nga Sali Berisha i pari e deri te lylzimsi më i fundit që morën në qafë veten dhe gjithë Shqipërinë duke dëgjuar pallavrat e tua… Këta do i gjykoj Historia e Shqipërisë jo ty. Për ty do të flitet njësoj siç flitet për Kim Filbin, spiunin e KGBsë që mori në qafë gjithë antikomunistët dhe shërbimet amerikane dhe britanike…”, shkruan Altin Goxhaj.

Shiko tv shqip

Related Posts