Balluku dhe Klosi bojkotohen në Kolonjë, ministrja nxehet keq me gazetarët

Minstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi kanë zhvilluar një vizitë në kuadrin e platformës së bashkëqeverisjes në Kolonjë.

Burimet bëjnë me dije se vizita e tyre është bojkotuar në masë nga qytetarët ndërkohë në vidon e mëposhtme ministrja Balluku duket sikur I “shfryn nervat” mbi interesin e gazetarëve.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se të pranishëm në takimin e dy ministrave kanë qenë vetëm punonjës të administratës nga Gjirokastra ku përfshihen drejtortin i OSHEE, drejtori i Pyjores, drejtori i Zonave të Mbrojtura si dhe një numër prej 10 personash nga banorët e zonës.

Në nisje të takimit, Balluku ka refuzuar të prononcohet për mediat dhe këmbëngulja e gazetarëve për ti marrë ndonjë deklaratë me sa duket e kanë nervozuar atë duke ju drejtuar me fjalët: “Pse bërtet”.

Ndërkohë që ky takim bëhet në një kohë kur qytetarët e Kolonjës kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i në këtë zonë prej disa ditësh. /Faxweb

 

<iframe width=”320″ height=”180″ src=”https://www.youtube.com/embed/Vg17OBRafCg” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Shiko tv shqip

Related Posts